Konfirmohet gjithçka, Çelsi me trajner të ri!

Çelsi ka vendosur më në fund për trajnerin e ri dhe zyrtarizimi duket çështje orësh. Në krye të pankinës së bluve do të vijë Frenk Lampard.

Legjenda e londinezve ishte përfolur si favoriti kryesor dhe me sa duket diçka e tillë është vërtetuar. Sipas mediave gjithçka është mbyllur dhe Lampard do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Çelsin.

Kështu, Lampard rikthehet te Çelsi, aty ku u shndërrua në legjendë si lojtar. Sezonin e fundit, ish-mesfushori drejtoi Derbin, me të cilët arriti deri në finalen e “play-off” për t’u ngjitur në Premier League, por u mposht nga Aston Vila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *