Koliçi: Ndeshjet në Kukës kanë qenë makth, nuk gjej dot justifikim

0

 

Enea Koliçi ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit ditën e sotme, që për të është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen e 32-të. “Gardiani” i Kukësit ka komentuar rezultatet jo të mira të skuadrës në shtëpi, por është ndalur kryesisht te përballja me Tiranën, të cilën e vlerëson shumë.

Pas barazimit në takimin e parë të luajtur në Tiranë, si e vlerësoni këtë takim?

Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësisht se është në kategorinë e parë. Ndeshje mjaft e vështirë dhe rezultati 1 me 1 në Tiranë, të them të drejtën, na favorizon ne dhe do të përpiqemi të mos pësojmë në këtë takim.

Tajneri praktikoi në stërvitje gjuajtje penalltish. Mendoni se do e zgjidhni brenda 90 minutave ndeshjen apo…?

Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi gjithsesi të përgatitur edhe për këto.

Momenti i një kthese kjo ndeshje ne Kukës?

Të them të drejtën këto ndeshje në Kukës kanë qenë një makth i vërtetë. Po mundohem të gjej një justifikim por nuk e gjej dot. Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Sot do të festoni ditëlindjen e 32 në Kukës, në një kohë me dëborë.

Shpresoj që në darkë të bëjmë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës qenka shumë ftohtë sot.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image