Klop: Ishte hapi i parë, e shkruam historinë tonë!

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, e priste që titulli t’i shkonte Mançester Sitit, edhe pse goli i Brajtonit krijoi shpresa për pak momente.

Pas fitores së sotme ndaj Ulvs dhe mbylljes së kampionatit me 97 pikë, në vendin e dytë (titulli mungon prej 1990), trajneri i Liverpulit tha për BBC Sport: “Dëshironim të shkruanim historinë tonë dhe ia dolëm.  Skuadra ka hedhur hapa gjigantë në vitin e fundit, jemi zhvilluar jashtëzakonisht.

“Lojtarët arritën në nivele të reja më të larta, por zhvillimi nuk ka përfunduar. Ishte tentativa e parë. Kjo skuadër është një prej më të mirave që ka luajtur ndonjëherë për Liverpulin, 100%.

“Mançester Siti kampion? Me fuqinë financiare që kanë, do jenë gjithnjë në vendet e para. Duhet të qëndrojmë pranë tyre, të jemi thuajse perfektë, për të fituar titullin“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *