Këto fjalë të Levandovskit janë muzikë për tifozët e Bajernit

Robert Levandovski ka reaguar edhe një herë për spekulimet që e “çojnë” te Real Madridi, duke theksuar se nuk po mendon për një të ardhme larg Bajernit.

“Ju dhe ne lojtarët e dimë se sa shpejt ndodhin gjërat në futboll sot. Ka lojtarë të cilët thonë ‘dua ta mbyll karrierën këtu’, por edhe klubet mund t’u thonë ‘faleminderit, por nuk kemi më nevojë për ty’. Për mua e vërteta tani për tani është se kam edhe katër vite kontratë dhe ndihem shumë rehat në Mynih. Nuk mendoj për shifrat e lojtarëve të tjerë. Përqendrohem te karriera ime dhe nuk ndikohem aspak”, – është shprehur polaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *