Kategoria e Parë/ Triumfe për Burrelin e Besën, Kastrioti marshon drejt Superiores

Ka nisur faza play off në Kategorinë e Parë dhe sot janë luajtur 4 ndeshje në grupin A, me grupin B që luhet nesër.

Kastrioti vrapon drejt Superiores dhe pika e marrë sot në Lezhë ka qenë si fitore, sepse tashmë edhe matematika thuajse e lejon të festojë.

Për këtë arsye, sytë ishin vetëm te sfidat e mbijetesës. Burreli mori një fitore të artë ndaj Korabit, duke fituar 2-1 në shtëpi, ndërsa Besa fitoi 1-0 mes polemikave ndaj Tërbunit, pasi pukjanët kanë pasur shumë ankesa për gjykimin.

Kat.Pare A/ play-off

JAVA 1 

Besëlidhja –  KS Kastrioti     0-0

KF Erzeni – FK Egnatia        3-1

Shënues: Xhixhiua 31′, Lala 47′, Troplini 69′ / Uçena 50′

Kat.Pare A, play-out

JAVA 1 

KF Burreli – KS Korabi      2-1

Shënues: Peçi 20′, Mëllugja 56′ / Lleshi 79′ pen.

FC Besa –  FK Terbuni       1-0

Shënues: Dikson 77′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *