Kastrioti me plan afatgjatë, zyrtarizon edhe një portier

Kastrioti ka afruar disa elementë të rinj gjatë kësaj vere, duke menduar edhe për të ardhmen. Një prej elementëve të afruar është portieri Bruno Puja, i cili është formuar te Besa e Kavajës dhe ka luajtur edhe me ekipin e parë.

“Portieri Bruno Puja është lojtari më i ri i Kastriotit. 19-vjeçari kavajas, pjesë e ekipeve kombëtare, ka firmosur ditën e sotme një kontratë tre-vjeçare me Kastriotin”, njofton klubi krutan përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Puja iu bashkua Kastriotit që në ditët e para të stërvitjes dhe më pas u zhvendos edhe në Bullgari gjatë fazës përgatitore. I riu e ka bindur trajnerin Plori dhe tashmë ka nënshkruar me krutanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *