Karrager kundër Klop: Ia futi kot, nuk janë legjenda!

0

Filipe Kutinjo dhe Luis Suarez u përballën mbrëmjen e kaluar nën petkun e “ish”-it ndaj Liverpulit. Më herët, Jurgen Klop kishte folur për të dy lojtarët, të cilët i cilësoi si legjenda të “The Reds”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar një ndër ikonat e Liverpulit, ish-kapiteni Xhejmi Karrager. Ky i fundit është shfaqur i revoltuar për atë që Klop kishte thënë, duke u shprehur se Kutinjo e Suarez nuk mund të quhen kurrësesi legjenda të klubit nga “Anfield”.
“Klop bëri një gabim të madh duke cilësuar si legjenda të Liverpulit Kutinjon dhe Suarezin. Ata nuk janë. Liverpuli ka shumë lojtarë që kanë fituar tituj e medalje të shumta. Për të marrë statusin e legjendës duhet të bësh shumë më shumë. Kontributi që ata kanë dhënë nuk vihet në dyshim, por nuk mund të quhen legjenda.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.