Kaosi në Kosovë, në Maqedoni për “Ligën e Kombeve”: Do kalojmë direkt në finale pa luajtur!

Kaosi i ardhur nga Kosova në ditët e fundit mund të kushtojë shumë, tmerrësisht shumë. Një letër mbërriti nga Ministria përgjegjëse në Kosovë për të ripërsëritur zgjedhjet për kreun e FFK-së, pasi sipas tyre kishte shkelje në zgjedhjet e fundit.

Kjo mund të sjellë edhe dënimin e rëndë nga UEFA-FIFA me përjashtim deri në 3-4 vite për ndërhyrje të qeverisë dhe shtetit në futboll. Në këto kushte, në Maqedoninë e Veriut e kanë hapur shampanjën përpara kohe. Atje bëhet thuajse e sigurt se përfaqësuesja e tyre do të shkojë menjëherë në finalen e Ligës së Kombeve pas përjashtimit të Kosovës. Ndërkohë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka nisur takimet me përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *