Luis Rubiales letër FSHF-së: Jam trishtuar shumë, na njoftoni nëse keni nevojë për ndihmë

Pas situatës së trishtë dhe katastrofale që Shqipëria po kalon pas rënieve të tërmeteve të mëdha në vendin tonë, sensibilizimi ka qenë po i të njëjtave përmasave në Europë. Së fundmi, është presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë, Luis Rubiales, që i ka dërguar një letër FSHF-së. Në të tregohet gatishmëria për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. /Sport Ekspres/

Letra e plotë

I dashur Armand,

U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.

Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.

Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.

Lutem na njoftoni nëse keni nëvojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.

Gjithë të mirat!

Faksimile e letrës së Presidentit të RFEF:

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online