Kaos te Argjentina, katër lojtarë duan t’i bëjnë “puçin” Sampaolit!

Raportet mes Horge Sampaolit dhe “big”-ëve të Argjentinës? Inekzistente! Gjithçka që nga grumbullimi në Barcelonë, përpara Botërorit rus, teksa momenti më i tensionuar ishte miqësorja e anuluar ndaj Izraelit, ku skuadra refuzoi të luante. Duke cituar “burime politike të informuara mbi atë që po ndodh me futbollin argjentinas”, e përditshmja “El Clarin” ka përshkruar, nga grumbullimi në Bornitski, një situatë të degjeneruar, që zvarritet prej kohësh por që shpërtheu pas humbjes ndaj Kroacisë.

Revolta e katër lojtarëve

Gazeta citon Mesin, Agueron, Bilian dhe Maskeranon. Pas humbjes ndaj Kroacisë (0-3), një pjesë e madhe e skuadrës, e mbështetur nga drejtuesit e federatës, ka kërkuar një tjetër trajner në pankinë në ndeshjen që u bë deçizive ndaj Nigerisë, në Shën Pjetërburg, të martën më 26 qershor. Argjentina, për t’u kualifikuar, duhet të fitojë, ndoshta me dy gola diferencë, duke shpresuar që Kroacia, e kualifikuar, të ndalë Islandën në sfidën tjetër.

Federata përgënjeshtron

Federata argjentinase ka përgënjeshtruar klimën e luftës civile dhe përçarjes në një komunikatë zyrtare, por “Clarin” konfirmon burimet: “Përshtypja publike është në sytë e të gjithëve”. Presidenti i federatës, Tapia, duket se ka frenuar sidomos për shkak të kostos së shkarkimit të trajnerit: 16 milionë dollar mes rrogave për t’I dhënë Sampaolit, që ka kontratë deri në 2022 dhe një penale prej 4 milionë dollarësh. Sidoqoftë, në fund të Botërorit, do të jetë lamtumira: AFA do t’I kërkojë Sampaolit dhe stafit të madh të tij që të prishë kontratën, në të mirë të të gjithëve. Ndeshja Nigeri-Islandë, që i dha Argjentinës shpresën e kualifikimit, është parë nga çdo futbllist në dhomën e tyre. Asnjë grup përpara ekranit të madh, pra të bashkuar në një sallë.

Trajner “marionetë”

Sampaoli është praktikisht një “marionetë” dhe nën drejtimin e federatës, teksa ka marrë edhe udhëzimet për sfidën ndaj Nigerisë: ngel në klasë mbrojtja me tre, Armani merr portën në vend të gafaxhiut Kabajero dhe rikthim në fushë si titullarë për Di Marian dhe Bilian. Praktikisht, autodrejtimi për të shmangur gjobën e rëndë në rast shkarkimi: dalja nga grupi do t’I jepte federatës 9,4 milionë dollar, kualifikimi në fazën e 1/8-ve 11 milionë dollarë dhe çerekfinalet 17,6 milionë dollar. Si gjithmonë, në sfond, prania e Maradonës, që ka përdorur fjalë të rënda për trajnerin (“ai mendoi të zgjidhë problemet me dron dhe me kompjuterin e tij”). Sakaq, “El Pibe”, ka kërkuar që të mbajë një takim me futbollistët në grumbullim, përpara ndeshjes së fundit, për t’I folur dhe për t’I shpjeguar se “çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Argjentinës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *