Kandidati për drejtor: Lici ka konflikt interesi, Ademi i jep tendera si komunistë

Një nga emrat e përfolur në Shkodër për të marrë rolin e drejtorit teknik të Vllaznisë ishte dhe Luan Shpuza. Ky i fundit menaxher futbollit, por drejton dhe ekipe moshash. Ai është një figurë e respektuar në qytetin e veriut, por ditën e sotme lëshoi akuza shumë të forta ndaj administratorit Suad Lici dhe kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai shkruan: “Dua t’i falënderoj të gjithë ata, që më propozuan për postin e drejtorit teknik, miqtë e mi të sportit, por e shoh të pamundur që ta pranoj këtë detyrë në këtë situatë anarkie, ku njerëz joprofesionistë dhe që kanë konflikt interesi nuk të lënë dorë të lirë për të ndërtuar skuadër me trajner shkodran.

Kryetarja e Bashkisë vazhdon me bordin e vjetër dhe me urdhëra si Lenka Çuko, me metoda komuniste, të drejtojë Vllazninë si mall pa zot, në mënyrë jo transparente. Largohem nga kandidimi, sepse administratori Suad Lici ka konflikt interesi me klubin ‘Vllaznia’.

Lici ka hapur çështje gjyqësore kundër klubit dhe vazhdon të fitojë tendera në Bashkinë e Shkodrës, nën hundët e presidendes, me miratimin e krytares. Turpi vazhdon, Vllaznia lundron në det të hapur pa kapiten. Zot fali, se nuk dinë çka bëjnë!”, – shkruan ai në profilin e tij. Akuza të forta dhe duket se situata në kampin kuqeblu nuk është aq e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *