Kamza ruan titullarët dhe fushën, mendjen te Teuta

0

Stafi teknik pritet që të aktivizojë lojtarët e stolit për ndeshjen e Kupës, takim i cili nuk luhet në stadiumin e Kamzës

Debutuesit kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë fillim edicioni, por ende nuk kanë arritur që të gjejnë fitoren e parë në kampionat. Java e ardhshme rezervon një përballje delikate me Teutën në shtëpi, ku do të kërkohet suksesi i parë sezonal. Edhe pse pritshmëritë ishin më të mëdha në ndeshjen me Kamzën, skuadra e Ramadan Ndreut e di mirë se përballë ka një malore jo të lehtë përpara dhe në këtë kampionati diferencat janë shumë të vogla. Para ndeshjes me durrsakët, Kamza duhet të zhvillojë dhe ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë ku kundërshtar është Iliria e Fushë-Krujës. Në takimin e parë kamzalinjtë kanë triumfuar pastër 2-0 në transfertë, duke bërë që takimi i kthimit të jetë një formalitet për ta. Golat e Palakut dhe Raçiç, i mundësojnë stafit teknik që të kursehet disi për sa i përket formacionit. Në ndeshjen e së enjtes, pritet që të aktivizohen lojtarët që e ndoqën ndeshjen me lushnjarët nga pankina, si dhe ata që u aktivizuan në pjesën e dytë. Një mundësi për të treguar veten mund të konsiderohet për Gjonikajn, Ymerin, Rezin, Mumajesin, Lelisin, Syziun apo Mehmetin. Po ashtu pritet që në vijën e parë të sulmit të zbresin në fushë dhe dy autorët e golave në sfidën e shkuar, me qëllimin që të konsolidohen sa më parë me njëri-tjetrin, pasi vetëm në një ndeshje kanë zbritur të dy në fushë që nga minuta e parë.

Takimi me Ilirinë e Fushë-Krujës do të zhvillohet të enjten ndryshe nga pjesa e takimeve të tjera në “Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare”, në Kamëz. Fakti që vetëm pas tre ditësh do të presin në shtëpi Teutën ka bërë që drejtuesit të mendojnë që të mos e rëndojnë terrenin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here