Kamza bllokon kalimin, Fushtar-Partizani pezull

Ivan Fushtar te Partizani, thuajse e kryer në dhjetor, gjithçka e bllokuar në janar. Mbrojtësi kroat nuk është ende i Partizanit, pasi Kamza nuk e lejon transferimin.

Nëse në fillim të dhjetorit gjithçka dukej e kryer, saqë u fol edhe për 40 mijë euro të arkëtuara nga Kamza, duket se ecuria e dobët në ndeshjet e fundit ka trembur drejtuesit e Kamzës.

Largimi i Fushtarit do të dobëson të ndjeshëm një repart ky kroati ka qenë lojtar kyç deri tani, në një kohë që Kamza po kërkon edhe mbrojtës të majtë dhe nuk do ta ketë të thjeshtë të gjejë më pas qendërmbrojtës, nëse ikën Fushtar.

“Sport Ekspres” mëson se Kamza ka bllokuar gjithçka dhe nuk e lëshon Fushtarin, të paktën nëse nuk gjen zëvendësues niveli. Vetë mbrojtësi ka dhënë Ok për kalimin te Partizani, por tani duhet të gjejnë akordin klubet, sepse Partizani mund të detyrohet të rrite ofertën, ose të gjejë një mbrojtës për Kamzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *