Juventus-Real Madrid, supersfida e çerekfinaleve në Champions

0

Është hedhur sot shorti për turin çerekfinal në Ligën e Kampioneve, ku ashtu si pritej, do të kemi një derbi.

Kështu, Liverpuli do të përballet me Mançester Sitin, në një sfidë spektakolare, edhe pse në kampionat Mançester Siti është shfaqur shumë superior këtë sezon.

Sytë janë mbi të gjitha te sfida mes Juventusit e Real Madridit, dy gjigantë të futbollit evropian. Në vitin 1996 këto dy ekipe përballeshin sërish në çerekfinale dhe kualifikohej Juventusi. Edhe në sezonin 2014/15 Juventusi e eliminoi Realin në Champions.

Barcelona do të ndeshet me Romën, rival që e ka hasur 4 herë në Champions, me nga një fitore secila skuadër. Megjithatë, në sezonin 2015/16 në grupe Barcelona fitoi 6-1 në Camp Nou.

Në sfidën e fundit, Sevilja do të mundohet të befasojë sërish, kur të ndeshet me Bajernin e Mynihut favorit.

DATAT

3 prill 2018: Juventus-Real Madrid – Allianz Stadium
11 prill 2018: Real Madrid-Juventus – Bernabeu

4 prill 2018: Barcelona-Roma – Camp Nou
10 prill 2018: Roma-Barcelona – Olimpico

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here