Juve niset për në Madrid, nisin bisedimet për Ronaldon

Botërori në plan të dytë, transferimi i Ronaldos te Juventus mund të regjistrojë një lajm akoma dhe më të bujshëm, të paktën këtë përshtypje të japin lajmet e panumërta që mund të lexosh në të gjitha sajtet botërore.

Në çdo kohë duket se ka zhvillime të reja dhe në Itali e presin me shumë entuziazëm ndoshta një nga lëvizjet më të bujshme për ta. Futbolli italian ka vuajtur në vitet e fundit për të pasur në gjirin e saj lojtarë si Ronaldo dhe tani gjithçka po gatuhet për t’i bërë një pritje siç duhet. Edhe detajet kanë filluar të zënë vend, por ne po i marrim me radhë.

MAROTA DHE PARATIÇi DREJT SPANJËS

Beppe Marotta dhe Fabio Paratiçi janë gati të fluturojnë për në Madrid. Duket se negociatat do të kalojnë në faza më konkrete, çka e tregojnë dhe “planet” e zyrtarëve të Juves. Takim mes Juventusit dhe Realit të Madridit në këtë moment duken deçizive për të ardhmen e Ronaldos si “bardhezi”.

E ARDHMJA VENDOSET PËR DY DITË

Transferimi i Ronaldos te Juventus duket gjithnjë dhe më afër dhe me shumë mundësi dhe negociatat nuk do të zgjasin pa fund. Me shumë gjasa gjithçka do të mbyllet brenda 48 orësh. Vetë portugezi ka dëshirë që transferimi të realizohet sa më parë, pasi do që të bëjë disa ditë pushim i qetë pa pasur shqetësimin e askujt.

DATA 7/7/2018

Në datën 7/7/2918 mund të ndodhë dhe prezantimi i Ronaldos. Numri 7 është gjithnjë pronë e Ronaldos dhe nuk do të ishte çudi që për ta bërë dhe më të interesant këtë transferim, prezantimi të bëhej sapo të arrihej marrëveshja, por jo para të shtunës.

KUADRADO GATI TË “DHUROJË” NUMRI 7

Kuadrado me siguri ende nuk e ka kapërdirë eliminimin nga Kupa e Botës me 11- metërsha ndaj Anglisë, megjithatë në Torino do i duhet të mendojë për një numër të ri, pasi me ardhjen e Ronaldos numri 7 do të kalonte automatikisht te portugezi.

Nuk pritet që të ketë rezistencë nga ana e Kuadrados që me shumë mundësi është gati që ta dhurojë numrin e tij, pasi nuk i ndodh kujtdo që të luajë në të njëjtën skuadër me një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Nëse nuk dëshiron të ndryshojë numër? Më mirë mos ta diskutojmë këtë pjesë, pasi çdokush mund ta mendojë vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *