“Je me ekipin e parë tani, sillu mirë!”, prapaskena e Mou me talentin e Junajtid

0

Mesfushori i talentuar i Mançester Junajtid, Skot MekTominej ka folur për mediat britanike sot, ku ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante me ish-trajnerin e tij, Zhoze Murinjo. Në fjalën e tij, mesfushori tha:

Zhoze ishte një njeri shumë i mirë me mua. Por të them të drejtën, më ka bërtitur shumë herë. Kur iu bashkova skuadrës A, bëra debat me një nga lojtarët tjerë në stërvitje. Murinjo u afrua tek unë dhe më tha: ‘Hej djalosh! Je në skuadrën e parë tani. Kur vjen këtu, shokët duhet të të pëlqejnë!’

Mbaj mend që u largova duke menduar: ‘Mos djallosa gjithçka?‘ Por nuk ishte kështu, pasi Murinjo më afroi dhe me aktivizoi shumë herë në formacion. Tani e kam kuptuar se pse ai më ka bërtitur aq shpesh, ka qenë vetëm për të mirën time”, përfundoi MekTominej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.