Ishin surpriza e madhe në Serie A, Guardiola çudit për shortin: Nuk kam parë asnjë ndeshje të Atalantës

0

Tekniku spanjoll i Manchester City-t ka komentuar shortin e Ligës së Kampinëve të hedhur pak ditë më parë në Monako. Ekipi i drejtuar prej tij do të ketë në grup Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb dhe Atalantë-n. Për sa i përket kundërshtarëve Pep Guardiola është shprehur:  “ Shorti ka shkuar ashtu siç duhej. Nuk kam parë asnjë ndeshje të vetme të Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb apo të Atalantës, por njoh Gasperinin, kanë pasur një sezon të pabesueshëm.”

Theksojmë se kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e bergameskëve në Ligën e Kampionëve, pasi arritën kualifikimin sezonin e shkuar duke u renditur të 3-tët në Serinë A si dhe duke shfaqur një lojë të bukur në fushë. Ndërkohë trajneri i “qytetarëve” shton se në Europë ka ekipe shumë të forta dhe një gabim i vetëm të nxjerr jashtë kompeticionit.  Por nga ana tjetër, ekipi i tij dëshiron të fitojë e të shënojë dhe pikërisht për këtë gjë do të luftojnë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.