Në krye të golashënuesve me sulmuesin e Manchester City, Broja ka statistika të frikshme

0

Armando Broja vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer me 18 vjeçarët e Chelsea, ku i ka dhuruar fitoren ekipit të tij me atë gol të shënuar në minutën e 17 kundër Aston Villa-s. Goli i sotëm është i pesti për të në kampionat, ku renditet i dyti në listën e golashënuesëve me një më gol më pak se kryesuesi Palmer i Manchester City.

Ndërkohë sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në 3 nga 4 ndeshje të zhvilluara, më konkretisht kundër Arsenal, West Ham dhe së fundmi Aston Villa, si dhe të asistojë në një prej tyre. Kjo vijueshmëri në formë e treguar nga Broja i ka siguruar atij një vend në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë megjithëse mosha e tij është vetëm 17 vjeç. Nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë dhe të vazhdojë serinë e golave, Kombëtarja A do të kthehet në një realitet të prekshëm për të. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.