Ish-futbollisti i Skënderbeut drejt kampionatit belg, do i bashkohet klubit të Rudi Vatës

Një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i shtohet kampionatit belg sezonin e ardhshëm. Agim Zeka, i cili është pjesë e francezëve të Lilës, do të kalojë në formë huazimi në ekipin e Muskron. Aksionet e këtyre të fundit janë blerë nga pronarët e skuadrës së njohur franceze dhe për këtë arsye klubi do të shfrytëzohet për të rritur talentet që nuk gjejnë hapësira në Ligue 1.

Së bashku me 4 lojtarë të tjerë, edhe emri i ish-sulmuesit të Skënderbeut përfshihet në listër e atyre që do të huazohen në radhët e Muskron për të fituar më tepër minuta në këmbë dhe eksperiencë. Te klubi belg gjendet e dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, i cili ka postin e këshilltarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *