VIDEO/ De Ligt nuk e harron vesin e vjetër, prek topin me dorë dhe fal penallti në derbi

0

Edhe pas ndërprerjes De Ligt nuk e ka harruar zakonin e tij të vjetër. Ndeshjet e fundit kanë qenë të qeta për të dhe e kanë mbajtur mbojtësin holandez larg polemikave. Por ditën e sotme i është kthyer edhe një herë “vesit“ të tij, prekjes së topit me dorë. Juventusi ishte duke udhëhequr 2-0 në derbin kundër Torinos, megjithëse pjesa e parë do të mbyllej me një gol nga kundërshtarët.

Për këtë mendoi pikërisht De Ligt, i cili në momentet e fundit të shtesës prek topin me dorë brenda zone. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari nuk ka më dyshime dhe akordon 11 metërsh, ndërsa mbrojtësit holandez i tregon kartonin e verdhë. Topin e merr Beloti për ta ekzekutuar nga pika e bardhë, prej ku mposht Bufonin dhe ngushton shifrat në 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.