Interi nuk ngopet, kontakton yllin e Marsejës

Pasi mbylli me sukses sezonin e shkuar, si në fushë, ashtu edhe në aspektin financiar, Interi tashmë nuk ndalet më në merkato.

Skuadra është thuajse e kompletuar për sezonin e ri, me emra si De Vrij, Naingolan, Lautaro Martinez e të tjerë, por klubi zikaltër mendon të dublon çdo rol, duke pasur në mendje edhe pjesëmarrjen në Champions League.

Nga Franca vjen një lajm i ri: drejtuesit zikaltër kanë kontaktuar përfaqësuesit e fantazistit Dimitri Paje. 31-vjeçari ka kontratë deri në 2021 me Olimpikun e Marsejës, ku është kapiten dhe lojtar mjaft i rëndësishëm, por një aventurë në Itali mund ta joshë deri aty sa të kërkojë mirëkuptimin e klubit për të ndryshuar ambient.

Me Paje Spaleti do kishte një armë më shumë në sulm, aty ku janë Ikardi e Lautaro, por edhe Perishiç, Naingolan e Kandreva nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *