Ibra në Botëror, FIFA e ndalon?

0

Zllatan Ibrahimoviç ka nisur prek pak kohësh aventurën e vet në Shtetet e Bashkuara me fanellën e Los Anxheles Galaksi, që duhet të jetë skuadra e fundit në karrierën fenomenale të suedezit. Megjithatë, Ibra ka fiksim Kupën e Botës dhe po mendon seriozisht kthimin në kombëtare, të cilën e braktisi pas Euro 2016.

“Më telefonojnë çdo ditë për të ditur si jam. Nëse do ndihem mirë, do jem në gjendje të jap atë që mund të jap, dera do jetë gjithnjë e hapur. Nëse dua, shkoj. Të shohim, kam dëshirë të luaj futboll”, shprehet Ibra, ndërsa trajneri i Suedisë nuk i ka thënë “jo”, duke pritur një telefonatë direkte me Ibran.

Megjithatë, një pengesë për Ibran mund të bëhet FIFA. Sulmuesi legjendar mund të ndalohet të shkojë në Rusi, sepse ekziston një kontratë me kompaninë e basteve Bethard, në bazë të së cilës Ibrahimoviç është imazh i kompanisë, gjë që FIFA e ndalon rreptësisht. Kjo do të thotë që Ibra duhet të prishë kontratën dhe kompania është shprehur e gatshme ta bëjë këtë gjë, por Ibra ka prerë shkurt: “FIFA nuk më ndalon dot të marr pjesë në Kupën e Botës. Nëse dua, do të jem, vendimi më takon mua dhe jo atyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here