I fali Belgjikës vendin e parë në grup, Anglia tani e rigjen përballë për “podiumin”!

Futbolli është i çuditshëm, ndonjëherë mizor, por ndonjëherë thjesht një “bumerang”. Aq sa, si për ironi fati, Anglia, që në renditjen e grupit, “luftoi” për të mos arritur vendin e parë në grup, pasi rruga më pas bëhej e vështirë me përplasje “big”, tani e gjen veten duke luajtur për vend të tretë dhe të katërt në Botëror! Një gol i Januzajt dhe komenti i Linekerit që e falënderoi…

Ndonjëherë, duhet të luash pa bërë llogari,sepse fati është i pamëshirshëm! Aq sa, ndoshta, këtë herë, me Belgjikën, do të luajnë fort, për të dalë të paktën në podium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *