Humels: Eliminim i vështirë për t’u kapërdirë

 

Mbrojtësi i Bajernit, Mats Humels e ka pasur të vështirë të pranojë verdiktin e fushës. Ndonëse bavarezët kanë dominuar, në finale shkon Reali.

“Kjo është e vështirë për t’u kapërdirë. Nuk arrij ta kuptoj. Edhe në takimin e kthimit i kemi falur përsëri dy gola Realit. Reali nuk ka qenë në maksimumin e tij, por ne nuk kemi qenë në gjendje të përfitojmë. Reali ka pasur probleme jo të pakta në mbrojtje. Ndaj të vjen keq, vërtet shumë keq. Por në ndryshim nga ne Reali ka bërë më pak gabime trashanike se ne. Tani duhet të pranojmë rezultatin, ndonëse është i vështirë. Dhe të përgatitemi më mirë për sezonin e ardhshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *