Humbja ndaj Korabit dhe alternativat shqetësojnë Milinkoviçin

Kukësi u shfaq pa dëshirë në miqësoren me Korabin, ku u mund minimalisht. Milinkoviç ndryshon llogaritë, pasi nuk merr garanci nga alternativat

Jurgen Zela

Edhe pse një miqësore, në kushte aspak të favorshme atmosferike nuk justifikohet humbja me Korabin, që u paraqit me elementë të rinj, të cilët arritën të merrnin maksimumin përballë kampionëve. Pavarësisht se rezultatet në të tilla takime nuk vlejnë shumë, stafi teknik duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi niveli i lojës ishte larg asaj që i takon një skuadre me pretendime madhore. “Lojtarët duhet të jenë më seriozë në stërvitje e jo më në ndeshje dhe pse miqësore”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Mlladen Milinkoviç, duke bërë të qatë se të besuarit e tij nuk kishin dhënë maksimumin, ose siç dhe vetë ai e ka deklaruar shpesh në prononcimet për shtyp, lojtarët nuk kanë bërë atë çfarë kanë, mundësi të bëjnë.

PROVA

Në pjesën e dytë, u aktivizuan të gjithë lojtarët që stafi teknik kishte në dispozicion. Në këtë mënyrë në fushë qëndruan vetëm 3 lojtarë që nga fillimi. Në fraksionin e dytë ishte dhe testi i lojtarëve që synojnë më shumë minuta apo dhe një vend titullari. Shumë të pakta ishin dhe indikacionet e trajnerit për lojtarët, pasi donte të shihte reagimin e tyre, por gjatë gjithë kohës një nga ndihmësit e tij ka filmuar të gjithë lojën, për të bërë më pas analizën e zakonshme. Rezultati nuk shkoi për shtat, pasi u pësua dhe goli që vendosi fatin e ndeshje, por dhe paraqitja e lojtarëve ishte me hope, me momente të mira, por dhe jo pozitive. Në të tilla kushte stafi teknik duhet t’i bëjë mirë llogaritë për lojtarë që do të kenë minuta në dispozicion, pasi dje nuk është se mori mesazhe shumë pozitive.

MERKATO

Milinkoviç ka treguar se e mban presionin edhe pas humbjes me Korabin e bëri të qartë se ata që nuk e mbajnë dot presionin nuk duhet të jenë këtu. Edhe pse trajneri serb u afrua që pas kupave të Europës, ka treguar shpesh se nuk ka në dispozicion lojtarët që ai dëshiron, pasi gjithnjë vendos theksin që diferenca me vendin e parë duhet të jetë e vogël, së paku deri në merkaton e janarit. Nuk kanë qenë të pakta rastet ku dhe vetë tekniku ju a ka shfaqur hapur lojtarëve faktin se ai nuk e ka ndërtuar këtë skuadër, por dhe e ka gjetur aty. Ka dashur të thotë diçka më specifike? Mbetet për t’u parë nëse në janar dot shohim këtë ndryshim të shumëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *