Historia fatkeqe e klubit rus, pa paga dhe të izoluar 9000 km larg Moskës

0

Vladivostoku është një qytet rus prej 600.000 banorësh, por vetëm në teori, sepse është në bregdetin lindor, i lagur nga Deti i Japonisë. Është porti më i madh rus në Oqeanin Paqësor dhe aty ka shtëpinë Flota Ruse e Paqësorit, por në realitet Vladivostoku është 9000 km larg Moskës, ndërsa e ka shumë më të lehtë të Korenë e Jugut, atë të Veriut, apo në Pekin.

Imagjinoni tani një skuadër futbolli që duhet të bëjë çdo sezon shumë udhëtime 9000 apo më shumë kilometra. Përtej lodhjes, bëni vetë llogaritë e shpenzimeve në fluturime.

Para pak vitesh Luh Energia luante në Premier Ligën ruse, ndërsa klubet e tjerë ankoheshin se ishte e lodhshme të shkojë deri matanë Kinës.

Tani Luh ka rënë në divizionin  dytë dhe klubi është në krizë të thellë financiare, aq sa lojtarët nuk paguhen prej qershorit dhe fundjavën e shkuar protestuan, duke dalë në fushë 15 minuta me vonesë.

Të hënën tifozët u bënë një surprizë, duke u dhënë një drekë, me gatime plotësisht shtëpiake. Një surprizë e bukur, për futbollistë që me zor përballojnë shpenzimet ditore, ndërsa gjesti është vlerësuar shumë, edhe pse nuk do të mjaftojë, sepse klubi ka nisur procedurat e falimentimit dhe lojtarët jo vetëm që nuk paguhen, por kanë mbetur edhe pa shtëpi e ushqim. “Për fat, herë pas here luajmë jashtë fushe dhe klubet kundërshtare na japin ushqim”, tregon sulmuesi Amir Bazhev.

Para disa vitesh, edhe Partizani në Shqipëri ishte në situatë identike, aq sa tifozët nisën të mblidhnin ndonjë lek nëpër shkolla, por është e qartë që në futboll nuk mbijetohet kështu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image