Historia e errët e Veronës, në skenë del edhe emri i Dritan Dervishit

Ditën e djeshme gazetari italian Mikele Krishitelo, drejtor i Tuttomercatoëeb.com, ka publikuar një artikull të gjatë, duke analizuar me tone kritike e ironike momentin e Serisë A dhe futbollit italian, ndërkohë që në shënjestër ka pasur edhe problemet financiare të klubeve, duke nisur nga Verona, që po lufton për mbijetesë, por ka shumë probleme jashtë fushe.

Më pëlqen të lexoj bilancet dhe të evidentoj anomalitë. A e keni vënë re se kush është administrator i kompanisë Falco Investments? Falco është një kompani luksemburgeze që kontrollon Veronën. Viti i themelimit është ai 2012. Bilancet, dy të fundit, janë depozituar më 10 janar 2018. ‘Falco’ ka marrë para nga palë të treta, rreth 20 milionë euro në dy vite. Por meqë jemi në Luksemburg, nuk mund të mësohen detajet e nuk mund të njohim emrin e atij që është pas këtyre dhuratave prej 20 milionë eurosh për Veronën.

“Kurioziteti që desha të ndaj me ju është emri i administratorit të vetëm të Falco, në teori personit i cili është më lart se familja Seti, që zotëron klubin. Quhet Dritan Dervishi. Administratori i kompanisë që kontrollon Veronën është një vëzhgues i Veronës, i cili sipas bilancit të paraqitur, fiton 30 mijë euro në vit bruto. Pra, 1500 euro në muaj. Si është e mundur që një vëzhgues shqiptar është administrator i vetëm i kompanisë nga Luksemburgu që kontrollon Veronën? Nuk janë akuza, por pyetje. Duhet të vijnë përgjigje. Jo për ne, por të paktën për Ligën e Futbollit dhe Federatën, duke marrë në konsideratë faktin se kërkohet gjithmonë transparencë mbi pronësinë e klubeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *