Hamilton triumfon mes kaosit në Azerbajxhan

0

Ljuis Hamilton ka marrë kryesimin e Kampionatit Botëror në Formula 1, pas një triumfi dramatik sot në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Piloti anglez pati fat, sepse e mori fitoren si dhuratë, falë daljes nga gara e Valteri Botasit, i cili po kryesonte garën, ndërsa Sebastian Fetel zbriti në vendin e katërt, kur po tentonte të parakalonte Botas.

Pesë xhiro para fundit gara u bë lëmsh, sepse makinat Red Bull të Maks Verstapen dhe Daniel Rikardos u përplasën, në një garë të çmendur, me dy shokët e skuadrës që luftuan gjatë gjithë garës dhe kishin pasur kontakt edhe më parë.

Dy xhiro nga fundit Botas doli nga gara dhe përfitoi Hamilton, që merr fitoren e katërt sezonale, ndërsa pas tij e mbyll Raikonen, me një ngjitje të pandalshme, sepse mbeti shumë pas në fillim, pas një aksidenti. I treti Perez me Force India.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.