Guri: I kishim harruar skenat si ato në Laç!

0

Sulmuesi i Kukësit: Fitorja me Laçin ishte për karakter, pasi ishim në një moment jo të mirë

Sulmuesi kryesor i Kukësit, Sindrit Guri ishte i ftuar në “Ora Skaner” në “Ora News”. Shkodrani analizoi sezonin e Kukësit deri më tani, duke vënë theksin kryesisht te ndeshja e fundit në Laç. 24-vjeçari e pranon se kishte qenë të papritura incidentet, pasi në sezonet e shkuar nuk kishin ndodhur. Guri po ashtu nuk ngurroi që të bënte dhe një krahasim me sezonin e shkuar. Ultimatumet, pagat, rastet për penallti në Laç, trajneri apo dhe titulli nuk lihen jashtë vëmendjes së sulmuesit.

TITULLI – “Shoh renditjen dhe ka një diferencë jo të paarritshme. Do ketë dhe gabime nga ana e tyre. Ndoshta që sot me Partizanin. Kampionati është i gjatë dhe sezonin e shkuar kemi pasur një diferencë të madhe”.

NDESHJA NË LAÇ – “Ne në çdo fushë shkojmë të luajmë futboll. I kishim harruar ato skena. Nuk e dinim se çfarë po bëhej. Idrizi u godit e më pas Kale. Alla kur ishim duke festuar po ashtu u godit. Ne jemi miq me lojtarët. Një tifoz na erdhi i gjakosur më vonë. Vjet kemi bërë dy ndeshje në Laç, po nuk ka pasur kështu episodesh. Edhe në Kukës kur kemi luajtur nuk kemi pasur kështu episodesh asnjëherë. Na bëri çudi. Nuk ka logjikë. Kale nuk e di se ku luajmë, nk e njeh ambientin. Policia ishte e pranishme, por 2-3 policë mbanin 200-300 tifozë. Në aspektin sportiv ishte ndeshje shumë mirë”.

SITUATA – “Pas humbjes me Partizanin, nuk ishte një situatë e mirë. E dinim se çfarë na priste. Folëm të gjithë bashkë dhe e dinim se nëse do të vinte një fitore,  do të ishte një fitore karakteri. Ndeshja e radhës them se do prodhojë futboll të bukur nga ana jonë. Ishte momenti që na duheshin pikët”.

MBLEDHJET – “Nuk do e quaja presion pjesën e mbledhjeve. Ne duhet të reflektojmë në mbledhje. Aty flasim të gjithë se çfarë mund të bëjmë më mirë”.

ZEQIRI – “Zeqiri ka ardhur në stërvitje dhe na tha se do shihemi më vonë. Na ka treguar trajneri që nuk do jetë më pjesë e skuadrës. Zeqirit s’i ka thënë askush dil jashtë nga mbledhja”.

ULTIMATUMET – “Edhe ne e dimë se duhet fitore”.

KRAHASIMI ME SEZONIN E ARDHSHËM – “Ka shumë ndryshime. Është ndryshuar trajneri. Tani po punojmë që të marrim nga trajneri i ri, t’i përshtatemi filozofisë. Gjithçka vjen me kalimin e kohës, urojmë që të marrim sa më tepër pikë në ndeshjet e radhës. Vjet në dy faza pësuam dy gola, ndërsa tani kemi pësuar 11. Besoj se duhet të përmirësohemi disi në mbrojtje. Në sulm ne kemi shënuar 21 gola, ndërsa Skënderbeu 23”.

GJOKA – “Ne bëmë një kampionat shumë të mirë, pastaj erdhi ajo pjesa kur ishim në Champions dhe do e mbajmë mend ndeshjen në Elbasan. Ishim pa fat. Tani duhet të bëjmë më të mirën me trajnerin aktual. Tashmë Gjoka është pjesë e Vllaznisë”.

MILINKOVIÇ – “Ka pasur edhe më parë trajnerë të huaj. Gjuha e futbollit flet vetë”.

PAGAT – “Sa jam unë këtu, Kukësi është skuadra më korrekte në Shqipëri. Ne deri më tani s’na ka thënë njeri që keni gjoba. Ne nuk i morëm tre fitore radhazi. Ne i bie që s’duhet t’i merrnim rrogat. Asnjë president nuk kërkon që të mos fitojë. Ne tani po punojmë që të përshtatemi sa më shumë me filozofinë e trajnerit”.

PENALLTIA – “Distanca është shumë e vogël dhe është e pavullnetshme. Nuk erdhi nga krosimi direkt, por nga devijimi që nuk është më shumë se 30 centimetër. Nuk e shoh si penallti”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image