Guardiola “çmend tifozët” e City-t: Nëse nuk e fitojmë Championsin? Po vitin tjetër, nuk shembet bota

Pep Guardiola nuk është duke përjetuar momente shumë të mira te Manchester City, ndërsa mund të thuhet si i ka larë duart me “Premier League-n”. Liverpuli ka marrë shkëputje të madhe dhe i vetmi objektiv që mund të luftojnë “qytetarët”, është Champions League.

Por teksa tifozët janë të fokusuar vetëm te ky trofe, Guardiola nuk e sheh si dështim nëse nuk arrin të fitojë as në këtë kompeticion. “Është normale që në këtë situatë, të gjithë duan të fitojnë “Champions Leaguen”. Unë madje mund të them se është gjë e mirë që dëshirohet kaq shumë nga ne. Do të përpiqem ta bëj të mundur. Nëse jo këtë vit, atëherë itin tjetër. Bota nuk do të shembet nëse nuk e fitojmë ne Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *