Golovkin rikthehet në ring, e sfidon boksieri amerikan

0

Boksieri kazak Gennady Golovkin do rikthehet në ring më datë 8 qershor. Kundërshtari i 36-vjeçarit do të jetë boksieri amerikan Brandon Adams, i cili ka një rekord prej 21 fitoresh dhe dy humbjesh.

Ky do të jetë rikthimi i Golovkin në ring dhe dueli i parë i kontraktuar nga kompania mediatike “DAZN”, që nënshkroi me kazakun pak javë më parë një marrëveshje bashkëpunimi 3-vjeçare në këmbim të 60 milionë dollarëve.

Nëse dueli ndaj Adams do të rezultojë i lehtë për t’u kaluar, atëherë Golovkin do të ketë mundësinë për t’u ndeshur sërish me meksikanin Saul “Canelo” Alvarez, i cili i shkaktoi humbjen e parë në karrierë gjatë përballjes së zhvilluar në shtatorin e kaluar në “Las Vegas”, ku triumfoi me vendim maxhoritar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.