Gola nga Maqedonia, Partizani mbyll blerjen e parë të janarit

0

“Demat” kanë bërë goditjen e parë në merkato duke blerë sulmuesin e Pelisterit. Kryeqytetasit kanë mposhtur konkurrencën e Shkëndijës. “Sport Ekspres” zbulon se ka marrë fund gjithçka, zyrtarizimi nga klubi çështje kohe…

Eraldo Harlicaj

“Nëse Çani nuk do të kthehet për shpejt, ne do të shohim alternativa të tjera. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet ta zgjidhim këtë situatë”, – shprehej Moxhi pak kohë më parë, kur “demat” po vuanin mungesën e një sulmuesi.

U tha, u bë! Sulmuesi u gjet, madje Partizani ka nënshkruar me të. Burime të sigurta për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se futbollisti i Pelisterit, Lukas Ferreria Kardozon, nga muaji janar do të jetë në pronësi të Partizanit.

Të njëjtat burime, pranë klubit maqedonas tregojnë se 23-vjeçari nga Brazili ka arritur marrëveshjen përfundimtare ditën e djeshme me drejtuesit e kryeqytetasve dhe do të kalojë nga kampionati maqedonas në Superioren shqiptare. Situata është më e veçantë nga herët e tjera, pasi të kuqtë kanë blerë kartonin e futbollistit 23-vjeçar.

MARRËVESHJA – Bisedimet për kalimin e Lukasit te ekipi i Partizanit zgjasnin prej disa ditësh. Drejtuesit e kuq hasën në vështirësi të mëdha, pasi u detyruan të paguanin kartonin e lojtarit, pasi dëshira e tyre ishte që ta merrnin që në janar. Kjo e ndërlikoi pak situatën pa harruar edhe interesimin e klubeve të tjera për lojtarin. Megjithatë, më në fund palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe u arrit marrëveshja. Lukasi hodhi të zezën mbi të bardhë dhe zyrtarisht është “dem i kuq”.

KONKURRENCA – Për të arritur te lojtari nuk ishte aspak e lehtë, pasi Lukasi dëshironte kalimin te Shkëndija e Tetovës. Kryesuesit e kampionatit maqedonas kishin treguar interesuar për të, por nuk kishin kaluar në veprime konkrete, Partizani ndërmori një aksion “blic” dhe arriti të rrëmbente futbollistin e Pelisterit.

LUKAS – 23-vjeçari është një njohje e vjetër e të kuqve. Në miqësoren e zhvilluar ndërmjet Partizanit dhe Pelisterit, në Kamëz, braziliani ra në sy të drejtuesve të kuq për grindën e shfaqur, përgatitjen fizike dhe lëvizshmërinë e tij. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë afrim është edhe mosha e re e lojtarit, vetëm 23-vjeç. Partizani e sheh si një investim për të ardhmen dhe prandaj ka paguar edhe për kartonin e tij.
Futbollisti është nga Brazili dhe karrierën e tij e ka nisur në vendlindje me ekipin e Itumbierës, më pas ka kaluar te Nacional PR, ekipe të dorës së dytë. Prezantimin në Ballkan e bëri në sezonin 2016-2017 me skuadrën e Pelisterit, ndërsa tani po luan sezonin e dytë në Maqedoni. Ai është lojtar kyç për ekipin e tij, pasi sezonin e kaluar ka luajtur në 29 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, ndërsa këtë edicion ka luajtur në 14 takime dhe ka shënuar 6 gola. Ky do të jetë edicioni i fundit për 23-vjeçarin me fanellën e Pelisterit, pasi nga dita e djeshme është zyrtarisht “dem i kuq”.

KONTRATA – Detajet e kontratës dhe pagesa që u bë për kartonin e tij nuk bëhen të ditura, megjithatë këtë gjë presim ta bëjë të ditur klubi kuq, në prrezantimin e lojtarit para tifozëve, fillimisht përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Me shumë mundësi, klubi i kuq e ka lënë prezantimin e lojtarit për ditën e sotme.

Skeda e lojtarit

Emri – Lukas

Mbiemri – Ferreira Kardozo

Vendlindja – Brazil

Datëlindja – 07.04.1994

Mosha – 23 vjeç Pozicioni – Sulmues

Gjatësia – 184 cm

Pesha – 75 kg

Karriera
2013 – 2015 Itumbiara 5 (0)
2015 – 2016 Nacional PR 10 (0)
2016 – 2017 Pelister Bitola 43 (17)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image