Gol, asnjë festë dhe paraqitje e shkëlqyer, por Hames nervozon tifozët

Hames Rodrigez ishte një ndër figurat qendrore të sfidës së djeshme mes Realit e Bajernit. Kolumbiani shkëlqeu, ishte ndër më të mirët në fushë, por pati edhe momente kur krijoi debate mes tifozëve.

Mesfushori 26-vjeçar deklaroi para ndeshjes së nuk do të festonte në rast se shënonte dhe ashtu bëri, duke ngritur duart e duke kërkuar falje.

Veprim që ka tërbuar jo pak tifozë të Bajernit, por Hames shpjegoi: “Kam qenë tre vite në Madrid, jam ndier shumë mirë dhe me lumturuar duartrokitjet e tifozëve të Realit”.

I huazuar nga Reali, Hames nervozoi tifozët edhe në fundi e takimit, kur nxori topin jashtë për shkak se Asensio ishte i dëmtuar, por arbitri kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte. “Idiotllëk, dukej qartë që Reali mundohej të vononte lojën”, “Po të ishte Hames i shtrirë në tokë Reali nuk do e ndalte lojën”, komentonin tifozët në rrjetet sociale.

Megjithatë, Hames luajti një ndeshje shumë të mirë, dha 76 pasime, mbi 82% të sakta, si pak lojtarë në fushë, ndërsa në fund ndjeu lodhjen, sipas trajnerit Hajnkes, i cili e lavdëroi për paraqitjen e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *