“Gojëmjalti” Hila: Telushi dedikim special, tifozët revoltohen

0

Ardit Hila zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Partizanit, ndërkohë që i ka mbetur vetëm të tërheqë lejekalimin në klub. Mesfushori nga Elbasani nuk ka asnjë fjalë të keqe për të thënë, teksa ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”. Falënderime për të gjithë, ndërkohë që një pjesë e mirë e tifozëve kanë dalë kundër klubit në faqen zyrtare.

“26 vite! 26 vite jetë, pas 26 vitesh kampion i Shqipërisë me FK Partizani. Mund të kishin qenë dhe 27 si numri i fanellës që kam mbajtur mbi shpinë apo ndoshta edhe më shumë! Të dashur tifozë! Sot pas takimit që zhvillova me drejtorin sportiv z. Olsi Rama, vendosa të largohem nga FK Partizani.

Kam dhënë gjithçka nga vetja për të qenë kontribuues sado i vogël në suksesin e këtij klubi. Por i vetëm nuk mund t’ia dalësh. Meritat shkojnë së pari për ju që më keni mbështetur edhe në momentet më të vështira për të më rikthyer më të fortë. Meritat shkojnë për trajnerin z . Skënder Gega, puna e të cilit na solli këtë trofe.

Nuk mundem të mos përmend kolegët me të cilët kam ndarë javë pas jave çdo moment. Falënderoj z. Demi për këtë mundësi që më dha. Të gjithë mbase jemi kalimtare, vetëm ju nuk jeni: Ultras Guerrils. Ju uroj suksese neë sezonet në vazhdim. Mirënjohje dhe falënderime”, shkruan Hila.

TELUSHI – Mesfushori vlonjat e ka pasur Hilën krahun e tij të djathtë në fushën e blertë dhe e falënderon atë. Telushi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me lojtarin nga Elbasani dhe shkruan: “Zoti ta bëjë mbarë, pitbull do më mungosh!”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.