Gjoka: Rezultat i gënjeshtërt, nuk i shfrytëzuam rastet tona

0

Ernest Gjoka ka folur para gazetarëve hungarez pas humbjes 3 – 0 të Kukësit ndaj Debrecenit. Trajneri i skuadrës shqiptare theksoi se loja e djemve të tij nuk përkon me rezultatin përfundimtar të takimimi.

“Bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Krijuam raste, por nuk arritëm të përfitonim. Nuk mendoj se tre golat e shënuar sonte tregojnë diferencën e vërtetë midis dy skuadrave. Do ta kemi shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit”.

Trajneri i Debrecen, Andras Herçeg, vlerësoi numrin e lartë të tifozëve në stadiumin, që ishte sa trefishi i mesatares së kampionatit: “Ishte fantastike të shikoja më shumë se 10000 veta në stadium. E filluam mirë, por më pas bëmë disa gabime. Zgjodha të ndryshoja vendosjen në mes të lojës, pasi nuk më pëlqyen disa gjëra. Në të ditën luajtëm shumë mirë. Kemi avantazhin e tri golave, por duhet të luajmë ndeshjen e dytë sikur loja të ketë përfunduar  0 – 0”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.