Gjilani përmbys Renovën, Bushiç debuton me gol

0

Gjilani ka fituar 3 – 2 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj Renovës. Ndeshja u luajt në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, ku Gjilani është zhvendosur prej disa ditësh në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri të IPKO Superligës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 – 1 në favor të skuadrës nga Xhepçishti, por në pjesën e dytë gjilanasit përmbysën rezultatin me golat e Dautajt dhe kroatit Tomislav Bushiç, ky i fundit iu bashkua skuadrës vetëm dy ditë më parë.

Renova 2 – 3 Gjilani
Shënues: Kadriu 20’ , Fetai 43’ / Aziz 40’, Dautaj 62’, Bushiç 90+1’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.