Gjici: E thonë edhe te Partizani, Kukësi ekipi më i fortë! Urime për titullin!

0

Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka dhënë një intervistë për ABC News, që është transmetuar gjatë emisionit “Pressing”. Kreu i klubit verilindor uron Partizanin për titullin kampion.  “Nuk jam si ata që nuk urojnë. Partizanit i uroj suksese, ta gëzojnë titullin pas 26 vitesh. Jo çdo vit del kampion një ekip”, shprehet fillimisht Gjici.

Më tej ai shton: “Kemi pasur problemet tona. Në letër është Kukësi ekipi më i fortë, e thonë edhe vetë ata. Me rezultate janë ata. Jemi kundërshtarë, por presidentët të gjithë investojnë. Është mirë që e fitojnë titullin, ta gëzojnë”.

Në fund Gjici u shpreh se prova e vërtetë për Partizanin do të jetë në arenën ndërkombëtare. “Ajo që do shoh janë rezultatet në Champions. Do shoh sa ture do kalojnë. Uroj të kalojnë sa më shumë. Ajo është prova e vërtetë. Jashtë nuk jemi konkurrente, uroj që çdo ekip të kalojë sa më shumë ture. Përfaqësojnë jo vetëm qytetet, por edhe Shqipërinë”, ka përfunduar presidenti i Kukësit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.