Gega zgjidh dilemën e vetme, Mezani ndryshon mbrojtjen

Luftëtari e Partizani janë gati. Gentian Mezani dhe Skënder Gega kanë përzgjedhur edhe formacionet. te të kuqtë ka vetëm një ndryshim. Kote mbetet titullar, por ndryshon pozicion dhe zhvendoset në qendër të mesfushës duke mbuluar mungesën e Telushit.

Rikthehet Jasir Asani që merr vendin e tij në të djathtë të sulmit. Luftëtari ndërkohë ka ndryshuar mbrojtjen. Demo është rikthyer në të djathtë, kurse Rapa do të luajë në qendër në vend të Janiçiç. Ka vend edhe për Ymerajn në formacion.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E diel, më 23 dhjetor 2018, ora 13:30

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Partizani

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Ymeraj, Milosavlev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj
Delegat:
Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *