Garsia fluturon me Marsejën, por nuk e harron Romën: Ta fshijmë finalen e mallkuar ’84!

0

Rudi Garsia nuk pati fat ose nuk pati kohën e mjaftueshme për të bërë atë që dinte te Roma, por në Marsejë po bën gjëra të mëdha dhe kualifikimi për në gjysmëfinalet e Europa League është diçka e jashtëzakonshme për qytetin e çmendur pas futbollit, që ka shijuar edhe triumfin në Kupën e Kampioneve.

Trajneri francez, megjithatë, nuk e harron Romën dhe mbetet një tifoz i zjarrtë i saj: “Di Françesko ka bërë një punë të shkëlqyer, ka meritë të madhe për mënyrën si luan Roma, një futboll i madh, që na ka dhuruar momente të jashtëzakonshme. I kam stërvitur disa nga këta djem, jam shumë i kënaqur për tifozët e Romës, ka qenë një mbrëmje magjike ajo ndaj Barcelonës”, shprehet Garsia, i cili i bën komplimente ish-skuadrës së tij.

“E kam Romën në zemër, do të mbetet për gjithë jetën aty, tani e ndjek nga larg dhe u kam dërguar mesazhe urimi djemve, mbetem tifoz i vërtetë i Romës. Kjo është paksa edhe Roma e Valter Sabatinit, por edhe Monçi është një drejtor sportiv i madh. Jam i lumtur që në epokën time e riktheva Romën në Champions, tani po hedhin një hap më tej, kemi shansin të fshijmë atë finale të mallkuar të vitit ‘84”, thotë Garsia, i cili do të luajë një gjysmëfinale në Europa League kundër Salcburgut.

“Shpresojmë të gjithë të shkojmë në finale, për momentin nuk kemi fituar asnjë, por emocionet e fitores të së enjtes t’i jep vetëm futbolli. Një lumturi e jashtëzakonshme, eliminuam Lajpcigun, që eliminoi Napolin. Kur një skuadër mbërrin në gjysmëfinale, është e barabartë me të tjerat, kjo vlen edhe për Romën, ndaj duhet të luftohet vetëm për finalen dhe për të fituar trofeun”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.