Ganezi i San Zhulias: Dua nuse në Shqipëri!

0

Futbollisti i San Zhulias, i cili është nga më të mirët, u shpreh në konferencë shtypi se është gati të qëndrojë në Korçë

Çudirat mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Skënderbeu” me skuadrën kundërshtare nuk kishin të sosur. Ganezi Noa, i cili luan si sulmues dhe ndoshta ishte më i gëzuar se asnjëherë më parë, kishte në krah një vajzë nga Korça, e quajtur Jorgisa, që bënte rolin e përkthyeses nga spanjishtja në shqip. Sulmuesi ganez, 24 vjeç, u tha gazetarëve se ishte gati të martohej në Korçë dhe të qëndronte këtu: “Po, ja ku e kam këtë vajzë, që po përkthen dhe, nëse është dakord, jam gati të martohem.” Por përgjigja e përkthyeses ishte se Shqipëria është larg nga Andorra dhe nuk mund të shkonte atje. Ganezi më pas ka vazhduar: “Jam gati të qëndroj pas ndeshjes në qytetin e Korçës”.

Në fakt, u duk në momentin e parë një batutë, por sulmuesi nga Gana dukej se nuk e kishte mendjen fare se një ditë më vonë luhet edhe ndeshja e parë e turit të parë të Europa League. Ai e kishte seriozisht se donte të martohej dhe të qëndronte në qytetin e Korçës. Noa ishte shumë i gëzuar edhe kur doli në fushën e stërvitjes, ku nuk e kishte mendjen te stërvitja, por te gazetarët dhe i përshëndeste gjithmonë.

Noa është student në Andorrë dhe ëndërron të martohet me një shqiptare: “Jam gati të martohem dhe të qëndroj këtu”, – përsëriti disa herë sulmuesi ganez, që ëndërron t’i bëhet një ofertë nga skuadrat shqiptare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image