Gafa amerikane, Podolskin e ngatërrojnë me skafist refugjatësh

0

Në Shqipëri i kemi harruar vitet e tmerrshme ’90, kur njerëzit, shqiptarë ose të huaj, përdornin skafet e gomonet për të kaluar në mënyrë klandestine në Itali, shpesh duke humbur jetën në det të hapur.

Në Spanjë këtë problem e kanë të përjetshëm, sepse Maroku është shumë pranë dhe gjithnjë ka tentativa për të kaluar në Spanjë në mënyrë klandestine.

Siti amerikan Breitbart, i famshëm për qëndrimet ultra-të djathta, ka postuar një artikull rreth trafikimit njerëzor në Spanjë, ku raportonte se policia spanjolle kishte zbuluar një rrjet trafikantësh që merrnin 5.000 euro nga çdo refugjat, për t’i çuar në Spanjë me motorë uji.

Për çudi, në foton ilustruese shfaqeshin dy njerëz me motorë uji, por njëri prej tyre, që duhej të ishte refugjati, në realitet ishte Lukas Podolski, duke u zbavitur në Brazil gjatë Botërorit 2014.

Breitbart used a photo of German soccer star Lukas Podolski to illustrate a story about human trafficking. 

Më pas erdhi edhe ndjesa komike e sitit amerikan: “I kërkojmë falje zotit Podolski. Nuk ekziston asnjë provë që zoti Podolski ka qenë ndonjëherë kontrabandist apo i trafikuar”.

Megjithatë, Podolski ka ngarkuar avokatin e tij që ta ndjekë çështjen, sepse siti Breitbart në Amerikë njihet për lajmet skandalozë dhe titujt bombastikë sidomos në lidhje me Islamin dhe refugjatët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image