Ftesë zyrtare, talenti shqiptar në “lupën” e Dinamo Zagreb

Dinamo Zagreb, por edhe klubet e tjera kroate në përgjithësi, i kushtojnë shumë vëmendje elementëve të rinj. Së fundmi gjiganti kroat po interesohet edhe për një nga të rinjtë e Trepça ’89 dhe është vetë klubi nga Mitrovica që e zbulon diçka të tillë.

Bëhet fjalë për të riun Bujar Pllana, i cili do të testohet në muajin janar te klubi kroat. Në të ardhmen pritet që edhe të tjerë lojtarë nga Trepça ’89 të tentojnë të bëhen pjesë e futbollit kroat.

“Angazhimi i Kryesisë së klubit nuk ka të ndalur për afirmimin e talenteve të rinj. Për super talentin Mitrovicas BUJAR PLLANA, lojtar i KF Trepça’89, tregon interesim gjiganti kroat NK Dinamo Zagreb. Në adresë të klubit vjen edhe zyrtarisht ftesa për testimin e lojtarit në fjalë në grumbullimin e kampit testues të talenteve, që do të mbahet prej periudhës 13.01.2019 deri më 30.01.2019 në stadiumin MAKSIMIR të NK Dinamo Zagreb. Sipas deklaratës së Presidentit Zeka edhe në afatin e qershorit priten testime të talenteve tjerë”, njofton klubi nga Mitrovica.

Ftesa për të riun Bujar Pllana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *