FSHF-MAFIA, një parullë ndali lojën në Ballsh

Në minutën e 20-të, gjyqtari i ndeshjes Enea Jorgji ka ndalur sfidën, pas një sinjalizimi të delegatit Uvil Zajmi. Parulla dhe fyerje nga tifozët e Tiranës kanë detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen. Në fillim u është kërkuar tifozëve të mos ofendojnë në kor, sepse në të kundërt do të nxirreshin nga stadiumi. Më pas, nga ana e delegatit dhe policisë është kërkuar heqja e parullave në stadium. Negociatat kanë qenë të vështira dhe për të qetësuar skuadrën ka shkuar edhe Ze Maria për të folur me tifozët. Pas shumë negociatave, tifozët pranojnë ofertën e Ze Marias, delegatit Uvil Zajmi, e policisë për t’u qetësuar dhe Jorgji nis lojën, ndonëse zëra dëgjohen pa fund. Kujtojmë që tifozët e Tiranës, janë në luftë me klubin, por edhe me policinë për çështjen e kartave të identitetit, që ka bllokuar fluksin e përkrahësve për të qenë në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *