Frashëri: Laçi ka gjithnjë fat me arbitrat në shtëpi

Stivi Frashëri ishte një nga më të mirët në ndeshjen me Laçin. Pas takimit për “Supersport”, portieri i Kukësit komentoi ndeshjen me k8urbinasit, por dhe formën e mirë që po kalon.

“Ndihem mirë duke marrë besimin e presidentit dhe stafit, të trajnerit që më dha mundësinë. Duke parë situatën e prisja më herët këtë mundësi. Erdhi momenti, duhet ta shfrytëzoj dhe të vazhdoj me këtë ritëm”.

“Edhe unë doja ta kisha para 2 vitesh këtë formë, por ndonjëherë nuk i dihet”.

“Ne kemi 2 ndeshje që i ndjejmë mungesat si të Shametit dhe Rrumbullakut. Grupi është shumë kompakt dhe jemi munduar mos t’i ndjejmë shumë mungesat. Fusha e Laçit është e vështirë dhe me Kukësin janë më të motivuar dhe luajnë më ashpër. Dy ndërhyrje të ashpra për karton të kuq dhe një rast për penallti do veçoja unë. Laçi ka gjithnjë fat në fushën e tij me arbitrat”.

“Ekipi që kur ka ardhur nga Turqia ka treguar formë të mirë. Ka dhe ulje-ngritje si çdo skuadër. Unë kam dhënë maksimumin, por kur je grup një herë dallohet dikush një herë dikush tjetër. Ka raste kur shënon Guri dhe nuk dukem unë apo një lojtar tjetër. Marrim ndeshjen me Partizanin, ku nuk kam pasur asnjë goditje. Ka ndeshje që e kam ndihmuar unë ekipin. Unë këtë detyrë kam, për të shpëtuar skuadrën dhe për të mos pësuar gola”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *