Formacioni i “surprizave” të Championsit, dominon Ajaksi

0

UEFA ka publikuar formacionin e “surprizave” të fazës së grupeve. Shumica prej tyre janë lojtarë të rinj, por që kanë bërë shumë mirë deri në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm dhe prestigjioz për klube.

Në portë ndodhet Odiseas Vlakodimos, greku i lindur në Gjermani, i cili mbron portën e Benfikës. Ai dhe klubi i tij nuk ia dolën të kualifikohen më tej në Champions, por 24-vjeçari ka bërë paraqitje të mira kundër Bajernit, Ajaksit dhe AEK-ut dhe një gjë e tillë ka marrë vlerësimin e merituar.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga De Ligt i Ajaksit, Robertson i Liverpulit dhe Shkriniar i Interit. Dy të parët do të vazhdojnë aventurën në Champions, ndërsa sllovaku do të luajë në Europa League.

Katër emra interesantë në mesfushë, duke e nisur me: De Jong i Ajaksit, Artur i Barcelonës, Aouar i Lionit dhe Vlasiç i CSKA Moskës. Përpara ndodhen Xhengiz Ynder i Romës, Lozano i PSV dhe talenti anglez i Dortmundit, Sanço. Nga 11-të lojtarët, vetëm shtatë prej tyre do të vazhdojnë të “luftojnë” në Champions.

Vlakodimos (Benfika)
Robertson (Liverpul)
Shkriniar (Inter)
De Ligt (Ajaks)
De Jong (Ajaks)
Aouar (Lion)
Artur (Barcelona)
Vlasiç (CSKA Moskë)
Xhengiz Ynder (Roma)
Lozano (PSV)
Sanço (Dortmund)

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.