Formacioni i lojtarëve më të përmirësuar, Strakosha përkrah Mbape&Co.

Së fundmi komapania e menaxhimit të të dhënave “ProFootballDB”, ka listuar formacionin e lojtarëve më të përmirësuar në këto muajt e fundit. Analiza është bërë nga një algoritëm që llogarit statistikat e lojtarëve në çdo ndeshje.

1.Tomas Strakosha

Shqiptari i Lacios po shijon një ndër momentet më të mira të karrierës, duke qenë një ndër portierët më të mirë në Serie A, me një mesatare pësimi golash prej 1.1 për ndeshje.

2.Benzhamin Pavard

Mbrojtësi i Shutgartit ra në sy me performancën e tij në kupën e botës në “Rusi 2018”. Vetëm 22-vjeç, me siguri ka një të ardhme të ndritur përpara.

3.Hoze Maria Gimenez

Qendërmbrojtësi i Atletiko Madrid ka arritur statusin e një lideri edhe pse është akoma i ri. Një lojtari kyç për skuadrën e Diego Simeones dhe kombëtaren Uruguaiane.

4.Matijs  De Ligt

Kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit është “nën lupën” e klubeve si Barcelona dhe Mançester Siti. Ai së bashku më Van Dijk janë tashmë dy shtyllat e mbrojtjes së kombëtares së Holandës.

5.Lukas Hernandez

E nisi si qendërmbrojtës, por francezi Lukas Hernandez tani po tregon vlerat edhe si mbrojtës i majtë, ku ishte titullar i padiskutueshëm në rrugëtimin e Francës drejt fitimit të trofeut të Kupës së Botës.

6.Roni Lopes

Brazilian që përfaqëson Portugalinë në arenën ndërkombëtare është ndër të vetmit lojtarë që kanë shkëlqyer këtë sezon të Monako. Ndoshta një transferim i bujshëm e pret në verë.

7.Lukas Paketa

Mesfushori i Flamengos konsiderohet si lojtari më i mirë në kampionatin brazilian. I pranishëm në grumbullimet e fundit të “Seleçaos”, 21-vjeçari pritet të transferohet në janar te Milani.

8.Ruben Neves

Portugezi është një ndër lojtarët më të mirë të Ulverhemptonit, skuadër që po bën shumë mirë në kampionatin anglez. Ndërkohë kohët e fundit ka siguruar një vend titullari në kombëtaren portugeze.

9.Gaston Pereiro

Uruguaini është një ndër lojtarët që po shkëlqen te PSV-ja. Shumë shpejt pritet të largohet drejt një kampionati më të fortë.

10.Maksi Gomez

Një tjetër uruguaian që premton shumë. Sulmuesi i ri Selta Vigos konsiderohet si pasuesi i Luis Suarez.

11.Kilian Mbape

Francezi nuk ka nevojë për prezantim. Vetëm 19-vjeç dhe me protagonist në një kupë bote. Nga moshatarët e tij asnjë nuk afrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *