Edin Xheko në histori, pjesë e 10 më të mirëve

Edin Xheko shënoi dy gola në ndeshjen e fundit me Bosnje-Hercegovinën, duke regjistruar kështu rrjetën e 55 me Kombëtaren e tij. Ishte një gol shumë i veçantë, pasi tani ndodhet në dhjetëshen më të mirë të shënuesve të Kombëtareve të të gjitha kohërave.

Xheko arrin në kuotën e 55 golave Robert Levandovskin, por dhe Jan Koller. Gjasat janë që boshnjaku të ecë dhe më lart në këtë listë, pasi Zllatan Ibrahimoviç i vendit të shtatë është vetëm 7 gola më lart.

Bosnja ndodhet në grupin e tretë të Ligës B dhe deri tani ka bërë mjaft mirë, kjo për faktin se është e para në grup me 9 pikë të plota dhe me një pikë mund të garantojë matematikisht dhe kalimin në Ligën A. Xheko, edhe pse 32 vjeç do tentojë që të arrijë sa më lart në këtë klasifikim, për të qenë sa më gjatë në listën e 10 shënuesve më të mirë sa i përket Kombëtareve Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online