Flamurtari pret titullarin e mbrojtjes, pauza ndihmon kuqezinjtë

Pas startit të mirë të sezonit, erdhi kriza e rezultateve. Ende pa u mbyllur faza e parë e kampionatit. Flamurtari është ende larg pritshmërive, ku përveç kohës për kolaudimin e grupit dhe implementimit të sistemit që kërkon trajneri Daja, shkak janë bërë edhe mungesat.

Më e rëndësishmja është në mbrojtje, aty ku vlonjatët kanë treguar se po vuajnë dëmtimin e Albi Allës. 7 gola të pësuar në pesë ndeshjet e fundit, ku rrjeta është mbajtur e paprekur vetëm përballë Kastriotit, ekipit më të dobët të kampionatit.

Alla ka luajtur vetëm dy ndeshje nga tetë të mundshme, ndaj Kukësit dhe Luftëtarit. Dy fitore, pa e lejuar rrjetën të preket, ku madje 25-vjeçari ka shënuar edhe një gol. Alla mungon prej 1 shtatorit në fushë dhe Flamurtari ka vuajtur.

Prej javësh mbrojtësi ka zhvilluar seanca të specializuara për të kaluar dëmtimin muskolor dhe shpresa është që të rikthehet. Pauza për ndeshjet ndërkombëtare i ndihmon shumë kuqezinjtë në këtë aspekt. Albi Alla pritet të jetë në fushë për ndeshjen e 21 tetorit ndaj Tiranës, për ti rikthyet sigurinë Flamurtarit në fazën difensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *