Fitorja e radhës për Interin, Ikardi pajtohet me tifozët

0

Autobiografia e sulmuesit zikaltër kishte përçarë tifozerisë, por tashmë po rregullohet gjithçka dhe meritë ka edhe Spaleti.

Më në fund, ka diell në marrëdhënien mes Mauro Ikardit dhe tifozerisë ultras, sepse golat pa fund të argjentinasit dhe sjellja e tij prej lideri kanë bërë të harrohet gjithçka, shkruan Gazeta dello Sport, në një artikull të gjatë ku analizohet momenti i kapitenit zikaltër dhe marrëdhënia e tij me tifozët e tij, armiq deri para pak kohësh. Në Sardegna Arena Ikardi rifitoi zemrat e ultrasve me një gjest kuptimplotë, duke marrë për dore shokët dhe duke i tërhequr drejt tribunës interiste. Një sinjal pajtimi, një dorë e shtrirë për paqe, ashtu si pas tre golave në derbi, kur Ikardi shkoi poshtë tribunës së ultrasve për të festuar duke valëvitur fanellën me numrin 9.

Tani pritet edhe paqja zyrtare, me një shtrëngim duarsh dhe një ‘sponsor’ mbi të gjithë: Luciano Spaleti, trajneri i kthyer në idhull për intervistën, ai që e ka mbrojtur gjithnjë Ikardin, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

HISTORIA –  Spaleti dhe Interi, tashmë po ecet me ritëm rekordesh, por përtej pikëve, fitoreve dhe statistikave, ekzistonte ende një çështje e pazgjidhur. Ajo mes kapitenit Ikardi dhe tifozëve me të egër të Interit, ata ultras, që prej një viti ishin bërë armiq me kapitenin.  Arsyeja? Autobiografia e 24-vjeçarit nga Argjentina, i cili akuzonte tifozët e Curva Nord (tribuna veriore e San Siros, ku qëndrojnë ultrasit zikaltër) se kishin bërë të qante një fëmijë pas Sasuolo-Inter. “Hoqa pantallonat dhe fanellën dhe ia hodha një fëmije në tribunë. Një kapoultras ia rrëmbeu nga duart dhe m’i hodhi me përçmim”. Frazë e hidhur për tifozët, që e akuzuan për tallje dhe mashtrim, pasi në tribunë atë ditë në Sasuolo-Inter nuk ishte asnjë fëmijë. Divorc total, sherr dhe kërcënime, aq sa situata u bë e turpshme dhe stadiumi u kthye në një skenë absurde, me tifozët që ishin të ndarë pro dhe kundër Ikardit, i cili vazhdon të sherrin dhe gabonte, duke përmendur fraza të tipit “Marr miqtë e mi argjentinas dhe ua tregojnë ata”. Përgjigja e ultrasve nuk vononte dhe tifozët i shkonin Ikardit poshtë shtëpisë: “Na thuaj kur të vijnë, po i presim këtu”. A fitohet kështu?

FAKTORI SPALETI – Në verë erdhi Spaleti dhe ultrasit e respektonin. Arsyeja lidhet me një episod në Romë, kur Interi fitonte thellë dhe tifozët më humor i këndonin Spaletit që t’i përshëndeste. Trajneri u kthye dhe shkoi t’i përshëndeste, gjest shumë i vlerësuar nga zikaltrit në stadium, me duartrokitjet që vërshuan për trajnerin e ardhshëm të Interit. Ai ka ringjallur Nagatomon, ka zgjuar Interin dhe ka afruar Ikardin me tifozët. Vrapi në Kaliari, festa me tifozët, thirrjet me ta, kaq mjafton që akulli të shkrijë dhe Interi të shijojë një fitore tjetër, të madhe, sepse një skuadër pa kapiten nuk ekziston, një tifozeri pa kapiten nuk ekziston.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image