Firma me Liverpulin shumë pranë, por Shaqirin e tundon Tare

0

Edhe pse në Angli e kanë bërë fakt të kryer që Liverpuli ka arritur marrëveshjen me Xherdan Shaqirin dhe në fundjavë mund të vijë prezantimi, në Itali raportohet se akoma mund të mos jetë mbyllur gjithçka.  Corriere dello Sport shkuan se për shërbimet e mesfushorit nga Gjilani është dhe skuadra e Lacios, me Igli Taren që ka nisur negociatat për ta bindur shtatshkurtrin për t’u bashkuar me shqiponjat.

Performanca e mirë e 26-vjeçarit në Kupën e Botës ka bërë që Shaqiri të jetë objektiv i disa skuadrave, pasi veç Liverpulit dhe Lacios edhe Mançester Junajtid e ka gati ofertën, me Murinjon që e ka shprehur hapur simpatinë që ka për lojtarin në fjalë. Liverpul i ka ofruar 13 milion sterlina Stouk Sitit dhe gjithçka pritet të mbyllet këtë fundjavë, shkruan The Times.

Gjithsesi, kjo shifër mund të paguhet nga kryeqytetasit e Italisë, të cilët nëse shesin Felipe Anderson tek Uest Ham, atëherë nuk do të duhej të sforcoheshin fare për të kryer këtë operacion.

Gjithçka pritet që të konkretizohet në orët e ardhme, por aventura e Shaqirit tek Stoke Sitit ka përfunduar. Vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në elitën e futbollit anglez, megjithatë ndërhyrja e Tares mund t’i ndryshojë mendjen lojtarit që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.